Bordi i Transparencës në datë 29 Mars 2022, duke reflektuar edhe rënien e çmimeve të karburanteve në bursë, në mbledhjen e radhës vendosi:
Çmimi i shitjes me pakicë i nënproduktit gasoil i standardit SSH EN 590 të jetë 237 lekë/litri, ndërsa i shitjes me shumicë 225 lekë/litër.
Çmimi i shitjes me pakicë i nënproduktit benzinë e standardit SSH EN të jetë 211 lekë/litri,ndërsa i shitjes me shumicë 199 lekë/litër.
Çmimi i shitjes me pakicë i nënproduktit gaz, të jetë 116 lekë/litri me pakicë dhe i shitjes me shumicë 104 lekë/litër për automjetet.
Çmimet e caktuara nga Bordi do të jenë të vlefshme për periudhën 29 mars – 31 Mars 2022, pas kësaj bordi do të rimblidhet për të bërë me dije pasqyrimin e çmimeve të shitjes.
Tërheqim vëmendjen e çdo operatori të shitjes me shumicë dhe pakicë të nënprodukteve të naftës mbi detyrimin e zbatimit të këtëj vendimi.
Në rast të shkeljeve të konstatuara nga operatorë të ndryshëm do të vendoset pezullim aktiviteti, heqje licence dhe sekuestrim.
Jemi në monitorim të vazhdueshëm të ecurisë së bursave, me qëllim reagimin sa më të shpejtë.