Blenë ushqime në një dyqan në fshatin Memzotaj, nxënësit shfaqin probleme shëndetësore

0
Gjigandi

Një 48-vjeçar, është proceduar në gjendje të lirë nga Policia e Tiranës pasi disa nxënës të shkollës në fshatin Memzotaj kanë shfaqur shqetësime shëndetësore pasi kanë blerë produkte në dyqanin e tij.

Uniformat blu raportojnë se në lidhje me këtë ngjarje është vënë nën hetim pronari i dyqanit. Sakaq, derimë tani nuk ka detaje, ndërsa kanë nisur hetimet për zbardhjen e këtyre pretendimeve.

Njoftimi i policisë:

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Kavajë kanë referuar materialet në Prokurori dhe filloi procedimi penal në gjendje të lirë për shtetasin M. H., 48 vjeç, banues në fshatin Memzotaj, pasi disa nxënës të shkollës së këtij fshati kanë deklaruar se nuk janë ndjerë mirë pas konsumimit të disa produkteve që kanë blerë në dyqanin e këtij shtetasi.

RonaTyra

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu