‘Big Brother’ ndryshon lojën! Cilët banorë favorizoi?

0
Gjigandi

 

Ndërhyrja e produksionit për të shmangur përballjet e forta ndodhi edhe dje në shtëpinë e Big Brother, ku nominimet e banorëve në fakt ju dhanë imunitet 4 personave më të padëshirueshëm.

Banorët hynë në dhomën e rrëfimit për të dhënë 2 emra dhe 2 arsye, ku më të nominuarit ishin Efi, Kiara, Kristi dhe Dea.

E pikërisht këta të katërt ishin dhe personat që morën imunitet, duke shkaktuar jo pak konfuzion te banorët e tjerë që të gjithë do të jenë në nominim.

Loja e produksionit nuk iu tha banorëve, të cilët po pyesnin të habitur se kush mund të kishte dominuar Visin ose Jorin që në fakt nuk kishin marrë asnjë votë për të dalë nga shtëpia.

RonaTyra

Kështu Dea dhe Kristi duket se marrin një shtysë tjetër për të shkuar drejt finales, pasi në javët e fundit më së shumti kanë pasur imunitet sesa janë përballur me votat e publikut.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu