Aksionet e Tesla kanë rënë pas shqetësimeve të investitorëve se shefit Elon Musk mund t’i duhet të shesë aksione të prodhuesit të veturave elektrike për të blerë Twitterin.
Tesla ka humbur më shumë se 118 miliardë euro të vlerës së tregut gjatë ditës së marte, raporton bbc.
Një analist tha se rënia e vlerës së Teslës mund të përbëjë probleme për një kredi prej 11.83 miliardë eurosh që ka siguruar për aksionet në kompani.
Çështjet nxjerrin në pah sfidat me të cilat përballet ndërsa po përpiqet të drejtojë pesë kompani të ndryshme.
Çmimi i aksioneve të Teslas ka marrë një goditje, ku disa investitorë po pyesin veten nëse blerja e Twitterit është e keqe për Teslën. Aksionet ranë me 12.2 për qind nga 946 miliardë euro në 857 miliardë sosh.
Kujtojmë se Musk drejton Teslan, kompaninë më të vlefshme të veturave në botë. Ai gjithashtu drejton Space X, një kompani që projekton, prodhon dhe lëshon raketa dhe anije kozmike.
Ai gjithashtu themeloi kompaninë Boring, e cila synon të revolucionarizojë transportin përmes tunelit dhe Neuralink, me një mision për të lidhur trurin e njerëzve me kompjuterët.
Ndryshe, Twitter ka pranuar ofertën e Muskut prej 44 miliardë dollarëve.