Bie nafta në bursë/ Ministrja: Rënia do reflektohet edhe në Shqipëri, çmimi përcaktohet nesër nga…

0
Bie nafta në bursë/ Ministrja: Rënia do reflektohet edhe në Shqipëri, çmimi përcaktohet nesër nga…
Gjigandi

Kriza ndërkombetare e çmimit të energjisë dhe tronditja e ekonomive botërore ka goditur edhe Shqipërinë.

Ministrja e Ekonomisë dhe Financave, Delina Ibrahimaj, në një lidhje direke për edicionin e lajmeve në “Vizion Plus”, theksoi se paketa e rezistencës sociale që u prezantua pak ditë më parë nga kryeministri Edi Rama do t’iu vijë në ndihmë familjeve shqiptare dhe bizneseve të vogla që nuk e përballojnë dot rritjen e çmimeve.

Ajo bëri me dije se qeveria ka krijuar skenarë të tjerë në rast të thellimit të krizës.

“P

aketa ka një sërë elementësh, janë 576 mijë përfitues, individë dhe familje që do të marrin për tre muaj rresht, 3 mijë lekë në muaj.Ne kemi krijuar tre skenarë, të cilët parashikojnë një rritje të mëtejshëm të çmimeve, sidomos sa i përket energjisë elektrike. Asnjë familje nuk është afektuar nga kjo rritje. Qeveria do të ndihmojë që mos të afektohen familjet shqiptare nga rritja e çmendur e energjisë elektrike.Ne ndërhymë në buxhetin e shtetit me qëllim që çmimi i energjisë të qëndrojë aty ku është për biznesin e vogël dhe familjet

RonaTyra

.”

Sa iu përket kërkesave për të ulur taksën e karburantit, Ibrahimaj tha se nuk do të ishte një lëvizje e efektshme.

Ndërhyrja për taksat bëhet në rast se ato kanë një efekt. Historia ka treguar që ulja e taksave nuk është reflektuar një me një me çmimet, për ne është e rëndësishme që të mbrojmë ato familje që janë në nevojë.Nafta është një produkt që përdoret shumë pak. Ne po mbrojmë ushqimet dhe energjinë elektrike në mënyrën më të efektshme, duke iu dhënë bonus familjeve që nuk e përballojnë rritjen e çmimeve

.”

Ditën e sotme nafta ka shënuar një rënie të konsiderueshme në bursë, me 5%. Për këtë, ministrja sqaroi se “rënia e çmimit të karburantit në bursë do të reflektohet në çmimin që do të përcaktohet nesër”nga Bordi i Transparencës”.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu