Gjykata e Beratit ka lënë në burg këtë të mërkurë ish-policin Sokol Dardha.
Kujtojmë se Dardha u kap dy ditë më parë në Kuçovë me 33 doza Kokainë dhe vaj hashashi në makinë.
Ish-polici akuzohet për veprat penale “Prodhim dhe shitje të lëndëve narkotike” dhe “Nxitje për përdorimin e lëndëve narkotike”.