Një zjarr i papritur ka rënë në një ullishte në fshatin Otllak në Berat duke përshkuar një sipërfaqe prej 200 metër katror, e gjitha e mbjellë me ullinj.
Burimet për mediat bëjnë me dije se zjarri është përhapur me shpejtësi duke qenë i favorizuar edhe nga era. Menjëherë pas njoftimit,në vendngjarje kanë shkuar forca të shumta zjarrfikëse, që kanë mundur të lokalizojnë flakët, duke bërë të mundur edhe shpëtimin e pemëve me ullinj.
Sakaq, ende nuk dihen shkaqet e zjarrit, ndërkohë që burime të zjarrfikësve nga vendngjarja dyshojnë se zjarri mund të ketë qenë i qëllimshëm.