Modelja e njohur Beniada Nishani ka nisur prej kohësh një lidhje dashurie. Ajo zbuloi në media sociale dhe më pas në intervista se dikush i ka rrëmbyer zemrën.
Edhe pse në rrjetet sociale ka postuar foto krah tij, modelja e ka mbajtur sekret identitetit e partnerit. Gjithsesi, raportohet se ajo është në një romancë me vëllain e Arbër Hajdarit, Blertin.
Lidhur me raportin e saj, modelja ka folur së fundmi duke thënë se ia ka rrëmbyer zemrën partnerit me ëmbëlsi dhe qetësi.
“Kur njeriu është vetvetja, e arrin atë që do. Kjo është gjëja që më pëlqen më shumë te njerëzit”, u shpreh Beniada.