Shkon 38 vjeçarja: Burri dhe vajza ime më panë të zhveshur duke u puthur me një femër dhe…

0
Gjigandi

Një grua 38 vjeçare ka rrëfyer për The Sun se është puthur me një grua lesbike dhe burri dhe vajza e saj e kanë parë të zhveshur në shtrat me të, përcjell Bota sot.

Ajo thotë se ata janë shokuar dhe tashmë jeta seksuale me burrin ka vdekur, ndërsa vajza edhe pas 3 muaj ende nuk e shikon në fytyrë.

Rrëfimi i plotë i gruas:

Burri dhe vajza ime u puthën dhe ecën të zhveshur me një grua lesbike.

Unë jam 38 vjeç, burri im është 40 vjeç dhe vajza jonë është 12. Ne morëm me qira një vilë në Spanjë për një pushim veror me vëllain e burrit tim dhe familjen e tij.

RonaTyra

Ata kanë tre fëmijë, kështu që është argëtuese për vajzën tonë por kunata ime është shumë bos dhe dëshiron të kontrollojë çdokënd.

Unë fillova të ndihem e lënë anash në familjen time.

Një shoqe e saj që jeton aty, erdhi për të qëndruar për disa net tek ne. Unë e pëlqeva atë. Ajo është 29 vjeç, shumë miqësore dhe kontraverse. Ajo i jetonte gjërat deri në fund.

Natën e dytë ajo ishte aty dhe ne kishim pirë shumë. Ajo flirtoi gjithë natën me mua dhe më bënte disa sugjerime të çuditshme.

Më pas ajo më ftoi në dhomën e saj për të më treguar librin që po lexonte.

Ishte vetëm një arsyetim dhe ajo filloi të më puthte. Unë nuk desha ta lëndoja atë dhe e lashë veten të përfshihem në përvojën e parë seksuale lesbike.

Ne nuk e kishim mbyllur derën dhe unë mbeta e shokuar kur e pashë burrin dhe vajzën time duke më shikuar. Ata kishin ardhur për të më pyetur nëse dua një meze të lehtë.

Kjo grua dhe unë ishim të zhveshura në shtrat dhe ajo me gjysmë shakaje e ftoi dhe burrin tim të na bashkohej, por ai vetëm doli dhe u largua.

Unë u vesha dhe shkova në dhomën e vajzës. Burri im po e përkëdhelte atë dhe po mundohej t’i sqaronte se dashuria ka disa fytyra.

Burri im është i nervozuar, ai e di se është një gabim që ka ndodhur por që nga ajo natë jeta jonë seksuale është e vdekur.

U ndjeva aq budallaqe që lejova të ndodhte ajo gjë. Nuk isha e nxitur ta bëja. Mua më pëlqejnë vetëm meshkujt. Tre muaj më vonë, vajza ime nuk më shikon në fytyrë. Kjo më dhemb shumë.

Ndihem fajtore që e kam lënë atë të jetë aq e ekspozuar ndaj asaj sjellje dhe pijes.

Si mund ta përmirësoj gjendjen në mes të tre neve?

Përgjigja e psikologes:

Vajza jote ndihet e shokuar dhe e hutuar.

Mendoj se e ka shokuar fakti që ajo të ka parë në shtrat të zhveshur me një person tjetër që nuk është babai i saj. Do të ishte njësoj sikur të ishe duke u puthur me një mashkull tjetër.

Organizo një kohë për të folur me të dhe për t’i treguar se të vjen keq që i ke lënduar ndjenjat e saj dhe të babait të saj.

Thuaj se ke bërë një gabim të tmerrshëm që e ke lënë veten të përfshihesh në diçka që nuk është e duhur.

Ajo mund të të kundërshtojë por lëre le të flasë dhe e gjitha të përfundojë me një përqafim.

Ti dhe burri yt duhet të flisni. Vajza juaj do të mbajë tensionin mes jush./BS/

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu