Një prej komikëve më të pëlqyer hollivudianë, Ben Stiller, në një intervistë të fundit ka treguar se ai dhe bashkëshortja e tij, Christine Taylor, kanë vendosur t’i japin edhe një shans martesës së tyre.
Lajmin e gëzuar, aktori e ndau gjatë një interviste për revistën
Esquire
.
“Kemi qenë të ndarë, por tash jemi sërish bashkë dhe jemi shumë të gëzuar”, ka thënë Stiller, i cili me Christine ka dy fëmijë, një djalë dhe një vajzë.
View this post on Instagram
“Kjo është gjë e mirë për gjithë familjen tonë. Papritur, dhe një nga gjërat që doli nga pandemia”, ka pranuar tutje aktori.
Në vitin 2017, çifti njoftoi se po ndaheshin pas 17 vitesh martesë, ndërsa ishin takuar në xhirimet e “Heat Vision and Jack” në vitin 1999.
Megjithatë, gjatë kohës së pandemisë, ata vendosën se do të ishte mirë që Ben dhe Christine të qëndronin bashkë me fëmijët e tyre, ndërsa gjatë asaj kohe e rikthyen edhe dashurinë. /
abc24.al