“Bëj gati pesë mijë euro ndryshe të vrava”, kërcënohet 20-vjeçari, dyshon te shoku i tij

0
“Bëj gati pesë mijë euro ndryshe të vrava”, kërcënohet 20-vjeçari, dyshon te shoku i tij
Gjigandi

Prokuroria e Tiranës po heton mbi kallëzimin e një 20-vjeçari i cili pretendon se është gjobitur nga miku i tij me shumën e pesë mijë eurove.

Konkretisht sipas burimeve të prokurorët janë vënë në lëvizje nga denoncimi i  Kledian L., i cili ka kallëzuar në Komisariatin numër 4 duke pretenduar se ka qenë i shoqëruar në këtë komisariat disa ditë më parë, bashkë me mikun e tij Maksi R..

Këtij të fundit i gjetën një sasi lënde narkotike, të llojit kokainë në atlete.

“Pasi na shoqëruan, unë dola i pari nga ambientet e shoqërimit, pas 2 orësh, ka dalë edhe Maksi”, deklaron i riu.

“Menjëherë sapo ka dalë nga drejtoria, Maksi më tha se kam paguar 5 mijë euro avokatin dhe duhet t’i ndajmë përgjysmë.  Maksi këtë shumë ma kërkonte në mënyrë të vazhdueshme, edhe e shikonte si detyrim nga ana ime, sa kohë na kishin kapur së bashku. I thashë nuk kam pse të t’i paguaj, pasi nuk e di as kujt ia ke dhënë.  Ai më shkroi në Whatsaap edhe unë sërish i thashë të njëjtën gjë. Ai më thotë  Ok, se e zgjidh unë si do i japësh t’i lekët.

RonaTyra

Një ditë më pas isha në qendër të Tiranës, nuk e di si e morën vesh që isha në atë vend, më erdhën nga pas 3 çuna, 2 me kapuç dhe një pa kapuç, m’u afruan nga pas edhe më pyetën, “ti je Klediani? Mos bëj zë se të vramë”. Unë nuk ndalova, edhe u nisa me nxitim te autobusi, ata më shkuan nga pas, edhe më thanë ke 3 ditë kohë edhe bëj gati 5 mijë euro se do të vrasim. Dy ditë më pas vazhdoja të merrja thirrje nga numra të panjohur dhe jashtë vendit që më kërcënonin. Unë dyshoj që pas kësaj, qëndron Maksi”, tha i riu.

Policia ka marrë në pyetje këtë të fundit, por ai ka deklaruar se kjo nuk është e vërtetë.

“Klediani më ka 1 mijë euro borxh edhe gjatë kësaj kohe e kam marr në telefon për kafe. Në kishim lënë që do të m’i shlyente ato çdo muaj”,

tha Maksi.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu