Begaj takim me Asistent Sekretarin e Përgjithshëm të NATO-s, fokus zhvillimet në rajon

0
Gjigandi

Kreu i Shtetit, Bajram Begaj, priti këtë të dielë në një takim Asistent Sekretarin e Përgjithshëm të NATO-s për Inteligjencë dhe Siguri, David Cattler.

Presidenti vlerësoi kontributin që japin strukturat e inteligjencës së NATO-s në përballimin e sfidave komplekse të sigurisë. Begaj nënvizoi se bashkëpunimi ndërmjet strukturave të inteligjencës të vendit tonë me ato të NATO-s  është thelbësor për të parandaluar influencat malinje të vendeve me qëllime jo miqësore.

Më tej ai diskutoi me Cattler lidhur me situatën në rajonin e Ballkanit Perëndimor, ku pavarësisht progresit të bërë, vërehen përpjekje të aktorëve me ambicie gjeopolitike për të zgjeruar influencën dhe për të penguar proceset euro-integruese.

Gjithashtu theksoi se dakordësia e arritur për normalizimin e marrëdhënieve ndërmjet Republikës së Kosovës dhe Republikës së Serbisë, është një hap pozitiv i cili duhet të avancojë me arritjen e rezultateve konkrete.

Normalizimi i marrëdhënieve duhet të qendërzohet drejt njohjes reciproke dhe drejt anëtarësimit të Kosovës në organizmat ndërkombëtarë si Organizata e Kombeve të Bashkuara (OKB) dhe NATO.

RonaTyra

Në përfundim, Presidenti theksoi se strukturat e inteligjencës dhe të sigurisë së Shqipërisë, do vijojnë të kontribuojnë dhe të bashkëpunojnë ngushtë me strukturat e NATO-s.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu