Këngëtarja Era Istrefi ka vite që i mungon skenës.
Ajo ka bërë një pauzë relativisht të gjatë, por duket se rikthimi i saj me një projekt të ri muzikor, ka nisur numërimin për së prapmi.
Kjo pasi këtë enjte më datë 31 mars, Istrefi ka paralajmëruar një rikthim në muzikë me projektin e saj të ri muzikor, “Bebe”.
Kënga do të jetë ritmike me shumë energji dhe do të vijë e gërshetuar në gjuhët shqip dhe anglisht.
Këngëtarja deri më tash ka ndarë me fansat e saj në rrjetet sociale disa fotografi dhe video nga xhirimet e klipit, i cili duket se do të jetë mjaft i veçantë dhe me skena provokuese.
Era përndryshe publikoi projektin e para fundit muzikor në bashkëpunim me Ilkay Sencan dhe Arash të titulluar “No Maybes” në vitin 2020, gjersa me shpërthimin e pandemisë COVID-19, ajo u detyrua që të pauzojë për një kohë.
/abc24.al/