Duke nisur nga mesi i vitit 2024 në BE do të ketë një kabllo standarde të unifikuar për karikimin e smartphonëve: USB-C. Kjo mbron edhe mjedisin.
Kërkesa për standardizimin e kabllove të karikimit ishte objekt debatipër një kohë të gjatë. Më shumë se dhjetë vjet më parë, Komisioni hodhi për herë të parë për diskutim çështjen e kabllove të karikimit.
14 prodhues – përfshirë Apple – ranë tani dakord për të standardizuar kabllot për karikimin e baterive dhe furnizimin me energji të telefonëve celularë.
Foto ilustrim
Momentalisht në përdorim janë tri lloje kabllosh: USB-C, Lightning i Apple dhe mikro-USB.
Sipas Komisionit të BE-së rregullorja për standardizimin e kabllove mund të kursejë rreth 1000 ton mbetje elektronike. Aktualisht çdo vit prodhohen rreth 11,000 tonë mbeturina elektronike nga karikuesit e hedhur./DW