BE: Kosova mbetet nën sanksione, për Serbinë nuk mund të jap detaje çfarë po përgatitet

0
Gjigandi

Bashkimi Evropian ende nuk është e kënaqur me hapat që ka marrë Kosova drejt de-përshkallëzimit në veri, prandaj sipas zëdhënësit të BE-së, Peter Stano masat për Kosovën ende mbesin në fuqi.

Në konferencën për media Stano është pyetur nga gazetarët se kryeministri dhe presidentja e Kosovës e kishin bërë të qartë se nuk do të takohen me presidentin Aleksandër Vuçiq derisa të ketë masa ndaj Serbisë? Lidhur me këtë zëdhënësi Stono theksoi se procedurat janë konfidenciale, nuk do jepen detaje se çfarë po bëhet dhe çfarë po përgatitet ose jo për Serbinë.

Sa i përket dialogut, Stano theksoi se “nuk ka rrugëdalje”.

Bashkimi Evropian pret bashkëpunim të plotë dhe të pakushtëzuar nga Beogradi për të ndriçuar atë që ndodhi në Banjska më 24 shtator.

Stano është pyetur po ashtu se me cilat institucione duhet të bashkëpunojë Serbia, me EULEX-in, KFOR-in, Policinë e Kosovës apo ndonjë institucion tjetër?

RonaTyra

Për këtë Stano përsëriti se presin bashkëpunim të plotë dhe të pakushtëzuar nga Serbia.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu