Nga planifikimi e deri tek ekzekutimi, kreu i Hamas rrëfen operacionin: Si depërtuam në Izrael!

0
Gjigandi

Mes analizave të shumta që po bëhen në Izrael mbi mënyrën se si militantët kryen një sulm në shkallë kaq të madhe, një lider i Hamasit ka dhënë detaje mbi planin, që nga planifikimi e deri tek ekzekutimi.

Ali Barakeh, një eksponent i lëvizjes me bazë në Bejrut, foli për “Associated Press”. Ai tha se vetëm pak liderë të lëvizjes ishin në dijeni dhe se Irani dhe Hezbollahu nuk morën pjesë në planifikimin e agresionit.

“Operacioni nuk dihej nga askush, përveçse një grusht njerëzish. Ne zgjodhën kohën kur armiku ishte i zënë me pushimet e tij. Askush nga komanda qendrore e Hamasit nuk ndodhej në Bejrut të hënën e kaluar. Asnjë. As nga komanda, as nga byroja politike”, tha Ali Barakeh, lider i Hamasit në Bejrut.

Zyrtari i Hamasit tha gjithashtu se grupi do të përdorë pengjet izraelite për të siguruar lirimin e palestinezëve të burgosur në Izrael dhe SHBA.

“Ata u arrestuan në Amerikë vetëm sepse akuzoheshin për drejtim të një organizate bamirësie që mbështet banorët dhe jetimët në Gaza.

RonaTyra

Amerika i mori dhe i dënoi këta njerëz sepse iu kërkua nga Izraeli. Ata janë dënuar me burgim të përjetshëm. Ne do të kërkojmë lirinë e këtyre palestinezëve pasi është e drejta jonë”, vijoi ai.

Me Izraelin që po bëhet gati për një ofensivë tokësore në Gaza, Barakeh tha se aleatët e Hamasit do t’i bashkohen luftimeve nëse Gaza përballet me një asgjësim të mundshëm. Ai shtoi se Hamas ka marrë ndihmë nga Irani dhe Hezbollahu në të kaluarën.

a.c./dita

 

 

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu