Ekstremi i djathtë rritet edhe në Gjermaninë Perëndimore

0
Gjigandi

Zgjedhjet rajonale të së dielës në Bavari dhe Hesse, në Gjermani, treguan një rritje të ndjeshme të ekstremit të djathtë. AfD u rendit e dyta me 18.4% në Hesse dhe e treta me 14.6% në Bavari. Numri i votave që AfD mblodhi në këto zgjedhje tregon një rritje me mbi 4 pikë përqindje në krahasim me vitin 2018. AfD është konsideruar një parti ku grumbulloheshin kryesisht votuesit e lindjes postkomuniste, por kjo rritje provon se ekstremi i djathtë nuk po dështon në Gjermaninë perëndimore. Rezultati në Hesse është më i miri që AfD ka marrë ndonjëherë në perëndim të Gjermanisë dhe ka ngritur shumë pikëpyetje për një trend të ngjashëm në të gjithë vendin.

Një sondazh i kryer ditën e zgjedhjeve tregoi se 79% e votuesve të AfD-së deklaruan se vota e tyre ishte një mesazh për qeverinë federale. Kjo e fundit përbëhet nga socialdemokratët e qendrës së majtë, të Blertët dhe Demokratët e Lirë.

Çështja më e rëndësishme për votuesit e AfD-së janë politikat e emigracionit. 92% e mbështetësve të AfD-së në Hesse kanë deklaruar në sondazh se “votova AfD sepse dua që qeveria të ndërrojë kursin në politikat e azilit”.

Pse ekstremi i djathtë po fiton terren në Gjermani, vendin që ka mirëpritur numrin më të madh të emigrantëve në Europë? Studimet kanë treguar se votuesit e djathtë në Gjermani janë pesimistë për ndryshimet që po pëson popullata dhe i druhen humbjes së statusit të tyre social.

Rreth 92% thonë se janë të shqetësuar për rritjen e krimit dhe 93% besojnë se ka “shumë të huaj”. Politologia Julia Reuschenbach thotë për Der Spiegel se AfD përfiton nga frikëra të tilla. “Funksionarët e partisë flasin rregullisht për rreziqet e supozuara të jashtme që do të përshpejtonin humbjen e statusit social për individët, si migrimi, Bashkimi Evropian ose Partia e Gjelbër, e cila pretendohet se po kërkon të shkatërrojë Gjermaninë”, tha Reuschenbach.

RonaTyra

Në çdo rast, AfD-ja, me këto zgjedhje mori konfirmimin se strategjia e saj ka qenë e duhura. Duke pasur parasysh forcën e re të partisë në Perëndim, liderja Alice Weidel la të kuptohet se e sheh partinë e saj në qeverinë federale pas zgjedhjeve kombëtare në 2025.

 

p.c. / ABC24.AL

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu