Qëndrimi i Kiarës në “Big Brother Vip” është cilësuar nga shumë persona si “meritë” e Luizit dhe marrëdhënies që ata kanë krijuar. Shpesh janë bërë komentet të tilla si “Kiara e shfrytëzon Luizin për lojë” dhe në një bisedë të fundit kjo frazë është përdorur nga vetë moderatorja.
Biseda:
Luizi: Deri kur jemi bashkë?
Kiara: Deri në finale.
Luizi: Po pastaj?
Kiara: Pastaj shohim.
Luizi: Për lojë po më shfytëzon?
Kiara: Po.
Moderatorja ka qeshur pasi e dha këtë përgjigje, si për të “sqaruar” që e tha me shaka, por Luizit nuk iu duk aspak për të qeshur.
Kujtojmë se në një bisedë të bërë disa ditë më parë, Luizi i tha Kiarës me bindje se ata të dy do të jenë finalistë në “Big Brother Vip”, madje shprehu “dëshirën” që fituese të jetë partnerja e tij.