Atentati në ‘Don Bosko’ Artan Hoxha “paralajmëron”: Kjo s’është kjo ngjarja e fundit

0
Gjigandi
Gazetari investigativ Artan Hoxha ka paralajmëruar se një tjetër ngjarje kriminale që do të pasojë masakrën e ndodhur brenda lokalit në zonën e Don Boskos në kryeqytet.
Hoxha u shpreh se njëra nga palët mori 8 muaj kohë për t’u riorganizuar, e për të dhënë goditjen e djeshme, që mori një jetë të pafajshme.
“Shkruan OPGJ në vendin e ngjarjes dhe panë kamera në mure, nuk kishte DVR, nuk ishte memorja. Çfarë ka ndodhur? E thamë që mos i hiqni kamerat, lërini të jenë që të kemi çfarë të marrim. Lokali i kishte por Policia i kishte para 2 javësh.
Ata duke ruajtur njëri-tjetrin, shpëtojnë dhe të pafajshmit. Në një situatë të tillë, në një gjendje të tillë, a është kjo ngjarja e fundit? Jo, do kesh tjetër prapa kësaj. Kjo është thjesht guri kilometrik i radhës. Kishte 8 muaj paqe, u riorganizua njëra palë, tani vazhdojnë. Nëse do të vazhdojmë me këtë ritëm dhe situatë, duhen parandaluar, se po nuk u parandaluan…”-tha Hoxha gjatë fjalës së tij.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu