Basha: Qeverisë i kanë shpërthyer ujërat e zeza, incineratorët u kanë vjedhur shqiptarëve 430 mln…

0
Basha: Qeverisë i kanë shpërthyer ujërat e zeza, incineratorët u kanë vjedhur shqiptarëve 430 mln…
Gjigandi

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, ka zhvilluar këtë të diel një takim me demokratët e Kamzës, ku u shpreh se qeverisë i kanë shpërthyer ujërat e zeza të skandaleve.

Sipas tij, kauzat e PD-së janë vetëtuar dhe se çështja e incineratorëve është afera më e madhe në vend 30 vitet e fundit.

Ai shtoi se kjo aferë u kushton shqiptarëve plot 430 milionë euro dhe se kjo është bërë pa procedura dhe pa ligj.

Basha: Shikoni si ka shpërthyer ujërat e zeza të kësaj qeverie. Të gjithë kauzat tona janë vërtetuar. Drejtësia e tyre, është vërtetuar. Sakrifica juaj për t’i dalë në ballë këtyre kauzave krah për krah njëri-tjetrit, në beteja pafund në këto vite, është vërtetuar. Ku e keni sot yllin në ngjitje Saimir Tahirin? Autorin e kriminalizimit të Policisë së Shtetit, të dhunës barbare të njerëzve të pafajshëm dhe të kanabizmit të Shqipërisë. Ku është? Tek 313-ta. Prit, se është vetëm fillimi. Ky tjetri që e ka mbiemrin Koka, por është bishti. Bishti i çfarë? I aferës më të madhe korruptive jo të Shqipërisë, po të Ballkanit në 30 vite. Kush prej jush nuk e di që këtu në këtë Ballkanin tonë, që nuk shquhet për integritet të administratave, që ka problem të madh korrupsioni. Kush prej jush nuk e di që ka pasur kryeministra që janë dënuar dhe sot mund të jenë dhe në azil politik se kanë blerë një benz 600 mijë euro, apo se kanë pasur një orë dorë të shtrenjtë që nuk e justifikonin dot. Gjithë ju e dini apo jo?

Po kjo, 430 milionë euro. Kur filluam të flisnim për aferën, a kurset e opozitës, kështu e ka opozita, shikoni si ditë për ditë po dalin faktet. Besoj e keni ndjekur komisionin e inceneratorëve, punën e jashtëzakonshme, që po bëjnë përfaqësuesit tanë në atë komision nga drejtuesja e komisionit nënkryetarja e partisë Jorida Tabaku, e cila në mënyrë të patrembur i ka vënë para përgjegjësisë nga i pari të i fundit deri te dita e fundit e kësaj jave, dhe javës tjetër fillojmë me politikanët, të mërkurën e ka radhën Edi Rama të vijë para komisionit. A e dëgjuat atë personin, që ishte administratori i Fierit dje, kishte firmosur për të marrë 23 milionë euro, jo thoshte nuk është firma ime, po ku janë 23 milionë euro, nuk e di, se mbaj mend, s’më kujtohet. 23 milionë euro pa një copë letër, pa procedura, pa ligj, paratë e shqiptarëve, paratë e buxhetit të shtetit, edhe borxh po të ishin prap paratë e shqiptarëve janë, se borxhi në emër të shqiptarët merret. Kishin paguar babain e njërit prej deputetëve 5 herë rrogën e deputetit.

RonaTyra

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu