Basha: Aleati i Putinit rrezikon destabilitetin në rajon

0
Basha: Aleati i Putinit rrezikon destabilitetin në rajon
Gjigandi

Takimin mbyllës për fushatën zgjedhore  të pjesshme të 6  marsit, kryetari i Partisë demokratike e ka nisur nga Dibra bashkë me kandidatin e PD për bashkinë Dibër, Luan Haka.

Basha në fjalën e tij përveç akuzave ndaj qeverisë Rama që e ka lënë pas dore zonën e Dibrës në investime, ka vënë theksin tek rreziku që i kanoset rajonit nga pushtimi i Ukrainës nga Rusia.

Sipas tij rajoni është i rrezikuar nga destabilizimi për shkak të pranisë së aleatit më të madh të Putinin në Ballkanin Perëndimor.

“Një nga ngjarjet dhe momentet më të rëndësishme është pushtimi i Rusisë ndaj Ukrainës, një betejë kërcënuese për botën, një betejë që Dibra e di më mirë se askush që me një numër të vogël ushtarësh është gjendur përballë luftës dhe ja ka dalë që të mbrojë Dibrën. Ngjarjen e Ukrainës së largët mund të destabilizojnë dhe rajonin me aleatin më të madh që siç e thotë dhe kënga , që  shpesh se i kanë lënë shapkat në brigjet e Drinit dhe pyjet e Lurës.

RonaTyra

Sot ka një dallim të madh, pasi prej vitesh shqiptarët në Shqipëri dhe në Kosovë janë bekuar me një aleat si SHBA. Shqipëria sot është pjesë e NATO-s dhe askush nuk ka guximin të na sulmojë. Çdo sulm sot në Shqipëri është sulm kundër 29 vendeve anëtare. Detyra jonë si PD është të qëndrojmë pro Amerikës”,

është shprehur Basha.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu