Banozic: Pushtimi ushtarak rus i Ukrainës është një agresion i qartë

0
Banozic: Pushtimi ushtarak rus i Ukrainës është një agresion i qartë
Gjigandi

Ministri i Mbrojtjes Niko Peleshi priti në një takim të veçantë ministrin e Mbrojtjes së Republikës së Kroacisë, Mario Banozic. Vizita zhvillohet në një moment të shënuar për të dy vendet, të cilat festuan 13 vjetorin e anëtarësimit në NATO.

Dy ministrat zhvilluan fillimisht një bisedë “kokë më kokë” dhe më pas një takim mes dy delegacioneve. Në qendër të diskutimeve ishin raportet shumë të mira mes dy vendeve, kontributi i tyre në kuadër të Aleancës si dhe situata e krijuar në të gjithë botën nga agresioni rus në Ukrainë.

Në konferencën e përbashkët për mediat, ministri i Mbrojtjes i Shqipërisë, Niko Peleshi tha se: “

Pushtimi ushtarak rus i Ukrainës është një agresion i qartë, një luftë e paligjshme dhe kriminale kundër një vendi sovran. Shqipëria e ka dënuar menjëherë këtë akt të paprovokuar agresioni, duke dhënë kontribut të dorës së parë në fushën e diplomacisë (nga OSBE, NATO në Këshillin e Sigurimit të OKB-së si anëtare e përkohshme), por edhe ndihmë konkrete ushtarake”.

Të dy vendet, si Shqipëria ashtu edhe Kroacia kanë mbajtur të njëjtin qëndrim në mbështetje të paqes, sigurisë dhe stabilitetit në rajon e më gjerë.

RonaTyra

Ministri Peleshi theksoi se:

“Situata në Ukrainë na dha një mësim të madh. Hezitimi për të zbatuar me vendosmëri “politikën e dyerve të hapura”, hezitimi për të pranuar vendet që duan të përqafojnë vlerat perëndimore, në NATO dhe BE është një gabim i madh. Ne duhet të ngremë zërin që të tjerët të kuptojnë rëndësinë e integrimit euroatlantik për të gjitha vendet e Ballkanit Perëndimor”.

Nga ana e tij, ministri i Mbrojtjes së Kroacisë, Mario Banozic, shprehu mbështetjen e pakursyer të vendit të tij në rrugën e anëtarësimit të Shqipërisë në Bashkimin Evropian. Ministri Banozic theksoi rëndësinë e Aleancës së NATO-s, veçanërisht në sfidat e sigurisë me të cilat përballet sot Evropa, por edhe globi.

“Situata aktuale tregon edhe një herë se anëtarësimi euroatlantik është jetik për vendet e rajonit tonë. Shpreh mbështetjen time të fortë për Republikën e Shqipërisë në anëtarësimin sa më të shpejtë të saj në Bashkimin Evropian”,

u shpreh ministri i Mbrojtjes së Kroacisë.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu