Prej 2 ditësh, Pogradeci dhe njësia Buçimas me 5 fshatrat e saj janë pa ujë të pijshëm. Shkak është bërë çarja e tubit kryesor të furnizimit me ujë nga një firmë e cila po punon në Drilon për ndërtimin e rrugës.
Edhe pse prej dy ditësh punonjës të ujësjellësit vijojnë punën për rregullimin e defektit të rëndë, sërish nuk është riparuar. Sipas të dhënave nga Ujësjellësi i Pogradecit sot në mesditë është arritur të riparohet, por për shkak të presionit, tubacioni kryesor është dëmtuar sërish.