12 vite nga 21 janari, familjarë e politikanë homazhe para kryeministrisë për katër viktimat

0
Gjigandi

Me lule në duar, familjarë të katër protestuesve të vrarë në protestën e 21 janarit në Bulevardin “Dëshmorët e Kombit”, kanë përkujtuar sot të afërmit e tyre. Homazhet u kryen para kryeministrisë, aty ku protestuesit u qëlluan për vdekje. Krah familjarëve ishte i pranishëm Kryeministri Edi Rama, si edhe ministra të kabinetit qeveritar.

Sot, shënohen 12-vite nga ngjarja e 21 janarit e vitit 2011, e cila është një ndër më të dhimbshmet në vendin tonë, pasi mbetën të vrarë 4 protestues: Aleks Nika, Ziver Veizi, Hekuran Deda dhe Faik Myrtaj.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu