Banka e Shqipërisë rrit normat e interesit, Sejko: Çmimet mund të stabilizohen nga fundi i vitit

0
Banka e Shqipërisë rrit normat e interesit, Sejko: Çmimet mund të stabilizohen nga fundi i vitit
Gjigandi

Banka e Shqipërisë rriti me 0.5% normat e interesit duke e dërguar në 1% këtë tregues mjaft të rëndësishëm në ekonomi.

Guvernatori i Bankës së Shqipërisë u shpreh se normat e larta të inflacionit e kanë bërë të detyrueshme ndërhyrjen në politikën monetare.
Rritja e normave të interesit e bën më të lartë koston e kredisë, ndërsa nga krahu tjetër ajo rrit normat e depozitave.

Në këto kushte guvernatori Sejko u shpreh se çmimet pritet të kthehen në stabilitet brenda tremujorit të tretë të këtij viti, ndërsa çmimet në tregjet ndërkombëtare do vijojnë të mbeten të larta.

Normat e interesit janë një nga politikat kryesore të Bankës së Shqipërisë për të amorituzar inflacionin e lartë që vazhdon prej tre muajsh në vend, që nga dhjetori i vitit të kaluar, ndërsa të njëjtin veprim ka bërë edhe Banka e Amerikës.

Rreziqet e ofertës që vijnë nga tregjet ndërkombëtare ndikojnë shumë edhe në vendin tonë duke qenë se jemi një vend që kemi deficit të alrtë tregtar dhe importojmë shumë.

RonaTyra

Pas pandemisë të gjitha ekonomitë nëpër botë patën një rritje të kërkesës, ndërsa oferta e goditur nuk arriti të kapte ritmet e duhura. E gjitha kjo ka sjellë një valë inflacioniste, që nëse del nga kontrolli rrezikon t’i dërgojë ekonomitë në recesion.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu