Balotelli, i tërbuar për vdekje-ringjalljen e Mino Raiolës: Turp për ju gazetarët!

0
Balotelli, i tërbuar për vdekje-ringjalljen e Mino Raiolës: Turp për ju gazetarët!
Gjigandi

“Gjendja aktuale e shëndetit, për ata që pyesin? I inatosur. Kjo është hera e dytë në 4 muaj që më vrasin (bëjnë të vdekur). Edhe unë që jam në gjendje të ringjallem”.

Këto janë fjalët që u shfaqën në llogaritë zyrtare të Mino Raiola në përgjigje të thashethemeve mediatike botërore për vdekjen e tij. Alberto Zangrillo, kreu i Njësisë së Anestezisë dhe Kujdesit Intensiv të “San Raffaele”, ishte gjithashtu i shpejtë për të sqaruar situatën:

“Jam i indinjuar nga telefonatat e pseudo gazetarëve që spekulojnë për jetën e një njeriu që po lufton në emër të saj”. Mes atyre që komentuan këtë histori, që bëri lëmsh mediat europiane dhe më gjerë dje, ishte Mario Balotelli, një nga yjet që menaxhon italo-holandezi.

SuperMario mbrojti Raiolën në rrjetet sociale dhe sulmoi mediat për atë që bënë. “Duhet të kishit qenë të saktë qysh herën e parë, – shkruhet në një postim të shpërndarë nga Balotelli në Instagram. – Turp për ju (gazetarët)! Edukimi, respekti, vlerat dhe përgjegjësia duhet t’ju bëjnë të turpëroheni”.

Të bashkangjitur janë hashtags “shëndet për Mino” dhe “i ringjallur”. SuperMario më pas e rriti dozën: “Mino, po pse thonë gjithmonë budallallëqe?”

RonaTyra

Fillimi i një pyetje-përgjigjesh imagjinare mes sulmuesit të Adana Demirspor dhe agjentit të tij. “Mario, të kam thënë që kur kam qenë fëmijë, – shkruan Balo. – E rëndësishme është të dish gjithmonë të ngrihesh!!!”.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu