Balina Bodinaku flet për opinionisten e re dhe komenton “BBV2”: Ja kë shoh fitues

0
Gjigandi

Balina Bodinaku, e ftuar së fundmi në emisionin e mëngjesit “Wake Up”, ka dhënë komentet e saj për disa nga banorët e “Big Brother Vip 2” dhe opinionisten Zhaklin Lekatari, e cila e zëvendësoi.

Loja e Olta Gixharit:

E mendova Oltën si lojtare të fortë. Ajo është një aktore shumë popullore dhe spikaste nga të tjerët. Oltën e shoh në finale, ndoshta edhe fituese. Por nuk më pëlqen që hyri brenda në një mënyrë shumë bërtitëse dhe kjo e ka dëmtuar.

Loja e Luiz Ejllit:

Ka disa karakteristika që e bëjnë një lojtar shumë të fortë. Luizi e bën me shumë lehtësi lojën, duke kombinuar talentet e tij, humorin, sulmet dhe nuk merr asgjë personale. Është i fokusuar. Luizi do të shkojë deri në finale.

RonaTyra

Marrëdhënia Luiz-Kiara:

Kiara nuk po i jep shumë siguri atij. Luizi duhet të shohë lojën e tij tani. Unë e shoh sikur ai çdo gjë që thotë ose bën, nuk është rastësisht. Shikoj një lojë të Kiarës bazuar vetëm tek Luizi, kam filluar të dyshoj nëse ajo ka një lojë të saj. Duket sikur loja e saj është Luizi.

Loja e Efit:

Më pëlqen Efi si luan. Ajo luan fort, pavarësisht se është e pozicionuar në grupin e Luizit. Por edhe strategjikisht luan mirë. Ndoshta qëllimi i saj nuk është të fitojë, por ajo luan për veten e saj.

Zhaklin Lekatari si opinioniste:

Është pozicion i vështirë. Është kolltuk i vështirë për t’u mbajtur, por Zhakut nuk ia kisha merakun. Është e vështirë të thuash mendimin tënd dhe të kuptosh sa presion ke nga jashtë. Zhaku më ka shkruajtur dhe ka thënë: “Shpresoj të të zëvendësoj denjësisht”.

“BBV1” apo “BBV2”?

Jam shumë e afeksionuar me shtëpinë e parë. Ka qenë shumë agresiv ky edicion, ndoshta ka ndikuar se kanë qenë akoma të freskët nga “Big Brother” i parë. Më duket loja pak më e centralizuar dhe agresive tani, ndryshe nga vjet.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu