Baba i 15 fëmijëve, dhuruesi i spermës u bën gjëmën grave lezbike

0
Baba i 15 fëmijëve, dhuruesi i spermës u bën gjëmën grave lezbike
Gjigandi

Një dhurues sperme, që u ofronte shërbime përmes mediave sociale grave lezbike që donin të bëheshin nëna, u ka fshehur një fakt shumë të rëndësishëm. Ai vuan nga Sindroma “Fragile X”, një sëmundje e pakurueshme gjenetike që trashëgohet.

Sipas Mail Online, 37-vjeçari James McDougall është regjistruar nëpër marrëveshje private të dhurimit të spermës, edhe pse e dinte që vuan nga një çrregullim që trashëgon te pasardhësit e tij koeficient të ulët inteligjence, probleme me zhvillimin dhe vështirësi të tjera që nuk mund të kurohen.

Veprimet e McDougall u zbuluan në gjykatë, ku 37-vjeçari apeloi për qasje prindërore për katër nga 15 fëmijët e lindur nga dhurimet e tij.

Sipas gazetës britanike, megjithëse McDougall në disa raste kishte nënshkruar dokumente ku thuhej se nuk do të kërkonte asnjë kontakt me fëmijët e lindur nëpërmjet dhurimit, më pas ai paraqiti një kërkesë për kujdes prindëror në gjykatë, duke kërkuar që të lejohej të kalonte kohë me katër prej fëmijëve të tij.

Gjykata vendosi në favor të nënave dhe po ashtu, u vendos që emri i tij të bëhet publik në mënyrë që të mos ketë më mundësi të fshehë të vërtetën.

RonaTyra

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu