Avokati 38-vjeçar goditet dhe kanoset në zyrën e tij në Fier

0
Avokati 38-vjeçar goditet dhe kanoset në zyrën e tij në Fier
Gjigandi

Një avokat është dhunuar në qytetin e Fierit. Policia njofton se shtetasi E.XH., ka kanosur dhe goditur në zyrën e tij avokatin A.O., 38-vjeç për motive të dobëta. 46-vjeçari tashmë është shpallur në kërkim nga policia.

“Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Fier shpallën në kërkim shtetasin E. Xh., 46 vjeç, banues në Fier.

Pasi dyshohet se për motive të dobëta, ka kanosur dhe goditur në zyrën e tij, shtetasin A. O., 38 vjeç, (avokat).

Po punohet për kapjen e shtetasit E. Xh. Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme procedurale”

, thuhet në njoftim.

RonaTyra

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu