Atentati në Tiranë/ Në lokal gjendjen 15 gëzhoja kallashnikovi, Fatjon Murati arratiset drejt Turqisë

0
Gjigandi

Detaje të reja kanë dalë në dritë një ditë pas atentati në zonën e Don Boskos. Mësohet se në vendin e ngjarjes janë gjetur më shumë se 15 gëzhoja kallashnikovi.

Hetimet janë përqendruar tek konfliktet e Fatjon Muratit, i cili deri para dy ditësh rezulton të ketë qenë në Tiranë, por ilegalisht dyshohet se ka kaluar kufirin për në Prishtinë.  Hetuesit dyshojnë se ai është larguar në drejtim të Turqisë, detaje të cilat po verifikohen.

Ngjarja ndodhi mbrëmjen e djeshme ku persona të armatosur qëlluan në drejtim të lokalit dhe për pasojë u vra banakierja e lokalit, rreth 60 vjeç, teksa u plagosen 5 persona të tjerë, duke marrë plumba në trup. E lënduar mbeti dhe një vajzë 10 vjeç, si pasojë e xhamave që u thyen.

Kujtojmë se tetorin e vitit të kaluar Fatjon Murati u ndalua se ishte në kërkim për armëmbajtje pa leje. Ai u ndalua dhe pasi qëndroi për disa kohë në masën ‘arrest me burg’ u la në masën ‘arrest shtëpie’. Po ashtu Murati u mor në pyetje dhe nga prokuroria e Kurbinit, për masakrën e Fushë-Krujës, ku mbeti i vrarë Brilant Martinaj dhe dy shokët e tij, Diklen Vataj dhe Besmir Hoxha, ndërsa më pas u la i lirë.

Sipas grupit hetimor, shënjestër e atentat mbrëmë ka qenë xhaxhai i tij, si shenjë hakmarrje për Fajton Muratin, i cili rezulton të jetë mik i Endrit Dokles. Ndërkohë xhaxhai Muratit ka marrë dy plumba në shpatull, ndërsa ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

RonaTyra

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu