Atentati në Durrës/ ‘Shënjestra’ Akil Nerjaku po lëvizte me makinën e nipit të ish-ministrit Koka

0
Gjigandi

Atentati i ndodhur gjatë paradites së sotme ndaj Akil Nerjakut në Durrës është kryelajmi i mediave sot, ndërkohë që policia pretendon përmes një njoftimi zyrtar se në fakt shënjestra ka qenë makina pa asnjë njeri brenda e një shqiptari të Maqedonisë, të quajtur B.Alushi.  Policisë iu desh disa orë të dilte me një njoftim zyrtar duke mos përmendur askund Nerjakun dhe aq më pak shoferin e makinës me të cilën po lëvizte 40-vjeçari, ndërkohë që deri sa dolën blutë e Durrësit me një reagim, në media qarkulluan të gjitha detajet mbi atentatin.

Mësohet se në drejtim të Nerjakut u qëllua në zonën e Plazhit në Durrës teksa ai ishte duke lëvizur me një makinë tip “Mercedes Benz-GL”. 40-vjeçari ishte pasagjer në makinën ngjyrë të zezë, ndërsa në timon ishte djali i vëllait të ministrit Lefter Koka, 26-vjeçari Haki Koka.

Nuk ka të dhëna që makina tip “Mercedes Benz-GL” të jetë e blinduar.

Mësohet se autorët lëviznin me një automjet tip furgon ngjyrë të bardhë. Dyshohet se autorët e kanë ndjekur objektivin e tyre. Sapo ai ka zbritur nga makina, kanë qëlluar një herë me snajper, por plumbi nuk e ka kapur dhe ka qëlluar një makinë të parkuar me targa të huaja. Sapo kanë bërë atentatin, autorët me furgonin e bardhë janë larguar në drejtim të Plepave ku edhe kanë humbur gjurmët.

Burime për median bëjnë të ditur se furgoni i dyshuar nga verifikimet paraprake rezulton të jetë me targa të vjedhura nga një automjet tjetër disa muaj më parë. Policia mësohet se ka nisur këqyrjen e kamerave të sigurisë në zonën ku ndodhi atentati ditën e djeshme. Zona në fjalë është e mbushur me kamera sigurie dhe pritet të dalin detaje të tjera rreth ngjarjes. Rezulton se edhe makina ishte në pronësi të 26-vjeçarit në fjalë. Fatmirësisht, të dy ata kanë shpëtuar paq dhe plumbi i lëshuar nga snajperi nuk ka kapur makinën e tyre, por një automjet të parkuar teksa pronari bënte plazh disa metra më tej. Të gjitha të dhënat e mësipërme janë konfirmuar edhe nga organet hetimore të Durrësit. Akil Nerjaku rezulton një person me precedentë të theksuar kriminalë dhe është arrestuar disa vite më parë për armëmbajtje pa leje./abc

RonaTyra

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu