Atentati ndaj Arjan Ndojës, dëshmia e 5 të arrestuarve rihap dosje të ngjarjeve të rënda

0
Gjigandi

Pesë të arrestuarit si pjesëmarrës në atentatin e 1 Nëntorit 2019 ndaj ish-prokurorit Arjan Ndoja, Pëllumb Muharremit, ngjarje ku mbeti i vrarë shoferi Andi Maloku nuk janë pyetur ende nga Prokuroria e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK).

Akil alias Gentian Nerjaku, Bashkim Haxhija, Marsel Deçka, Endrit Sinani dhe Juljan Pjetri pritet të pyeten në ditët në vijim dhe përmes dëshmisë së tyre, hetuesit kërkojnë të rihapin dhe dosje të ngjarjeve të rënda kriminale që prej vitesh janë pa autor.

TvKlan raporton se kanë qenë mesazhet e enkriptuara të sjella nga autoritetet franceze mes personazheve të botës së krimit dhe përgjimet telefonike të kryera pas atentatit, që kanë implikuar 9 persona për të cilët gjykata lëshoi urdhër-arreste. Mes bisedave të vëna në dispozicion të Prokurorisë së Posaçme, dalin të dhëna lidhur me ngjarje të tjera kriminale që tashmë po analizohen nga SPAK.

Pesë të arrestuarit janë lënë në burg një ditë më parë me vendim të Gjykatës kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (GJKKO). Ata u vunë në pranga në kuadër të operacionit “Komploti” dhe akuzohen për organizimin dhe pjesëmarrjen aktive në atentatin ndaj prokurorit Arjan Ndoja. Pas seancës, avokati i Akil Ndërjakut tha pas seancës se do ta apelojnë vendimin e shkallës së parë. Ndërkohë që në kërkim janë shpallur: Plarent Dervishaj, Ramazan Rraja, A.SH (Badi), Julian Meçe. Grupi u zbulua nga dëshmia e Nuredin Dumanit por edhe dy të penduarve të tjerë të drejtësisë.

Si ndodhi atentati ndaj Ndojës?

RonaTyra

Më 1 nëntor të vitit 2019 një atentat me breshëri automatiku iu bë ndaj ish- prokurorit Arjan Ndoj pranë mbikalimit të Shkozetit. Ditën e ngjarjes Prokurori Ndoja ishte në automjet me një person me precedentë penalë, të njohur si i “forti i Sukthit”, Aleksandër Laho (alias Pëllumb Muharremi). i njohur si ‘Rrumi i Shijakut’, dhe me Andi Malokun, ish-punonjës i policisë në komisariatin e Krujës, shofer i prokurorit, i cili mbeti i vdekur. Për ngjarjen janë duke u gjykuar në shkallën e parë edhe Redjan Rraja dhe Arjol Halilaj, të akuzuar si qitës në atentat.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu