Atentati me 1 viktimë dhe 5 të plagosur në Don Bosko, gjendet e djegur një makinë, dyshohet se…

0
Gjigandi

Një automjet është gjendur i djegur në afërsi të Bubqit në Fushë-Krujë, ndërsa mendohet se është përdorur nga autorët e masakrës së mbrëmjes së djeshme në Don Bosko.

Brenda mjetit tip ‘BMW X5’ janë gjetur dy armë zjarri tip kallashnikov, që dyshohet se janë përdorur nga atentatorët për të qëlluar me breshëri drejt lokalit të Fatjon Muratit, ku humbi jetën banakierja Mimoza Paja.

Ndërkohë, ‘objektiv’ i atentatit dyshohet të jetë xhaxhai i Fatjon Muratit, një emër i njohur për botën e krimit, Seit Murati, i cili mbeti i plagosur.

Sakaq, breshëria e plumbave nuk kurseu as klientët e lokalit që në kohën kur ndodhi sulmi ishin duke parë një ndeshje futbolli, ndërsa bëhet fjalë për shtetasit Astrit Meraj, Emanuel Sala, Ermir Bejuku, Genc Shohalli. Po ashtu e lënduar ka mbetur dhe një vajzë 10-vjeçare, e cila është mbesa e viktimës.

RonaTyra

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu