Atentat ndaj shqiptarit në Itali, 39-vjeçari qëllohet me 7 plumba

0
Gjigandi

Një 39-vjeçar shqiptar është qëlluar me armë zjarri në provincën e Raguzës në Itali. Dyshohet se shqiptari u qëllua gjatë natës me 7 plumba në afërsi të provincës Vittoria.

I plagosuri është dërguar menjëherë në urgjencën e spitalit Guzzardi di Vittoria, ndërsa raportohet se gjendja e tij është e rëndë, por jashtë rrezikut për jetën.

Ndërkohë, autoritetet kanë mbërritur në vendngjarje për të rindërtuar dinamikën dhe për të identifikuar autorin që qëlloi me armë zjarri ndaj shqiptarit.

RonaTyra

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu