Kanë rinisur kërkimet për gjetjen e trupit të 10-vjeçarit S.Laska, i cili u mbyt në lumin Fan, në fshatin Shtrungaj të Mirditës.
Mësohet se kërkimet po bëhen nga polumbarët e forcave RENEA të mbështetur nga policia e Mirditës dhe shërbimi zjarrfikës.
Burime për Ora News bëjnë me dije se që nga dita e djeshme nuk është arritur në bihet në gjurmën e minorenit i cili u përpi nga rrjedha e ujit.
10-vjeçari ka qenë duke luajtur me top dhe topi i ka rënë në lumë.
Ai ka vrapuar ta marrë dhe aty e ka marrë rryma e ujit.
Ngjarja e rëndë ndodhi pasditen e djeshme, 5 prill.