As euro, e as dollari… e dini cila është monedha më e suksesshme në botë?

0
Gjigandi

Rupia e Pakistanit është rikuperuar nga niveli më i ulët historik për t’u bërë monedha me performancën më të mirë në botë – dhe ka ende vend për t’u forcuar, paralajmërojnë analistët.

Ajo është rritur me mbi 8 % për tu tregtuar aktualisht me 275 për dollar, që shënon rritjen më të fortë ndaj monedhave të tjera. Fenomeni regjistrohet kryesisht për shkak të luftës së qeverisë vendase ndaj tregtisë së paligjshme të dollarëve.

Sipas analizave rupia e Pakistanit ishte performuesi më i mirë në nivel global këtë muaj pasi goditja e qeverisë ndaj tregtimit të paligjshëm të dollarit ndihmoi në ndryshimin e fatit të saj.

Ekspertët vërejnë se kjo është një arritje e jashtëzakonshme pasi shumica e monedhave, duke përfshirë bahtin tajlandez dhe atë të Koresë së Jugut, kanë rënë kundrejt dollarit nga spekulimet se normat e interesit në SHBA do të mbeten të larta për më gjatë.

Sipas mediave lokale, Agjencia Federale e Hetimit të Pakistanit ka nisur një bastisje mbarëkombëtare ndaj kompanive të këmbimit valutor të përfshirë në transaksione të paligjshme me dollarë, të cilat përfshinin blerjen dhe shitjen e dollarëve përmes kanaleve joformale pa dokumentacion.

RonaTyra

Qeveria e vendit është zotuar se do të përqëndrohet në nxitjen e eksporteve dhe tërheqjen e investimeve të huaja të drejtpërdrejta në vend. Rritja e investimeve të huaja direkte rrit kërkesën për monedhën e vendit marrës dhe rrit kursin e këmbimit të tij. Por duke pasur parasysh sfondin e ekonomisë së Pakistanit, analistët pyesin se sa do të zgjasë ky forcim.

Ekonomia e dobësuar e Pakistanit është e rënduar nga rritja e borxhit dhe varfërimi i rezervave valutore. Banka Botërore vlerëson se GDP reale e Pakistanit për vitin fiskal do të ulet me 0.6 %, një rënie e madhe nga rritja e vitit të kaluar prej 6.1 %. Përveç kësaj, vendi po lufton me inflacionin e lartë.

Sipas të dhënave të Bankës Botërore, mesatarja totale e inflacionit në Pakistan u rrit në 29.2 % në nivel vjetor në një nivel shumë dekadash, krahasuar me 12.2 % vitin e kaluar.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu