Vrapimi mund të jetë po aq efektiv sa mjekimi për depresionin

0
Gjigandi

Vrapimi mund të jetë po aq efektiv në trajtimin e depresionit sa mjekimi, thuhet në një studim që mund të ndryshojë mënyrën se si trjatohen personat që vuajnë nga depresioni edhe pse studiuesit thonë se kjo mund të mos jetë zgjidhje për këdo, kjo sepse studiuesit zbuluan se pjesëmarrësit e kishin më të lehtë të ndiqnin një protokoll mjekësor sesa një program ushtrimesh.

Studimi krahasoi efektet e antidepresantëve dhe vrapimit në ankthin, depresionin dhe shëndetin e përgjithshëm në më shumë se 140 pacientë. Ndërsa të dyja kanë të njëjtat përfitime të shëndetit mendor, një program vrapimi 16-javor gjatë së njëjtës periudhë shënoi më shumë rezultate në përmirësimin e shëndetit fizik.

Në studim, pacientëve iu dha zgjedhja e trajtimit me antidepresivë për 16 javë, ose terapi ushtrimore në grup dhe vrapim, për 16 javë. 45 nga pjesëmarrësit zgjodhën antidepresivë, ndërsa 96 morën pjesë në ushtrime, që përfshinte seanca 45-minutëshe dy ose tre herë në javë për të njëjtën periudhë.

Studiuesit thonë se anëtarët e grupit që zgjodhën ilaçet kundër depresionit vazhdonin të kishin më shumë depresion sesa anëtarët e grupit që zgjodhën të vraponin.

“Ky studim u dha njerëzve të stresuar dhe në depresion një zgjedhje: mjekim apo ushtrime. Është interesante se shumica zgjodhën ushtrimet, gjë që çoi në një numër më të lartë në grupin e vrapimit sesa në grupin e ilaçeve ”, tha Brenda Penninx, nga Universiteti VU i Amsterdamit.

RonaTyra

Por, nuk dihet shumë për trajtimin e depresionit të rëndë me stërvitje, thotë Parco Siu, profesor në Universitetin e Hong Kongut, i cili nuk ishte i përfshirë në hulumtim.

Për njerëzit me depresion të rëndë, ushtrimet nuk janë mjaftueshëm.

“Depresioni i rëndë zakonisht përfshin simptoma të forta, të tilla si trishtim i thellë, dëshpërim i vazhdueshëm, mendime vetëvrasëse ose paaftësi për të kryer detyrat e përditshme”, thotë Siu. Depresioni i rëndë shpesh kërkon një kombinim trajtimesh dhe mbikëqyrje të madhe mjekësore.

Një kufizim i zakonshëm në studimet që krahasojnë ushtrimet dhe ndërhyrjet me ilaçe për depresionin është pasiguria nëse dozat e udhëzuara të stërvitjes dhe ilaqet kundër depresionit janë biologjikisht të krahasueshme.

Disa ekspertë pyesin gjithashtu se cili ushtrim është më i mirë për pacientët që përfitojnë më shumë nga një aktivitet fizik.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu