Arteta është i qetë për kontratën e tij

0
Arteta është i qetë për kontratën e tij
Gjigandi

Mikel Artetas pritet që së shpejti t’i skadojë kontratëTrajneri spanjoll i Arsenalit është shprehur gjatë një konference shtypi sot se është i qetë sa i përket situatës së tij me kontratë.

Arteta erdhi në Arsenal pas një serie të dobët të Gunners nën drejtimin e Unai Emery më 2019. Që nga ardhja në stolin e Arsenalit, Arteta ka arritur që të fitojë një FA Cup kurse me Arsenalin për tre sezone ai ka arritur një sezon në gjysmëfinale të Europa Ligë si dhe një gjysmëfinale të Kupës së Anglisë.

“Jam shumë i lumtur këtu. Qëllimi i imë i vetëm me klubin është që të ndërtojmë një skuadër fituese. Një skuadër që njerëz kënaqën kur e shohin”,

tha Mikel Arteta kur është pyetur për situatën e kontratës së tij.

“Gjërat do të ndodhin në mënyrë natyrale. Fokusi i jonë është që ne të japim atë çfarë dëshirojnë”

RonaTyra

, shtoi ai.

Pavarësisht kësaj që ka thënë Arteta, Arsenali në dy sezone nën drejtimin e tij është treguar një skuadër shumë e paqëndrueshme. Ata kanë dështuar të kualifikohen në Ligën e Kampionëve, kurse sezonin e kaluar përfunduan në vendin e tetë, duke mos mundur që të paraqiten në asnjë garë europiane.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu