Arritja historike e Vllaznisë së femrave, reagoni presidenti Duka: Ju na treguat se duhet të bëjmë më shumë

0
Gjigandi

Vllaznia e femrave arriti një fitore historike përballë Vorskla Kharkiv për të arriturm për herë të parë grupet e Ligës së Kampioneve.

Pas kësaj arritje historike, ka reaguar dhe presidenti i Federatës Shqiptare të Futbollit, Armand Duka, i cili i shprehu urimet e tij klubit shkodran.

Futbolli është i bukur se na dhuron emocione të ndryshme ditë pas dite. Sot Vllaznia e vajzave ka shkruar historinë me fitoren kundër ekipit ukrainas të Vorskla Kharkiv dhe tashmë do të marrë pjesë në grupe të Champions League për herë të parë. Urimet e mia më të sinqerta për vajzat e Vllaznisë, stafin drejtues dhe Presidentin Lazër Matija. Urime për punën e përditshme me vullnet, pasion e përkushtim për të qenë krenaria e qytetit tuaj të mrekullueshëm Shkodrës, por edhe Shqipërisë. Në FSHF kemi bërë një punë të jashtëzakonshme për mbështetjen e futbollit të vajzave, por ju, na treguat me punën tuaj, se duhet të bëjmë më shumë. E tani, të jemi gati të shohim vajzat tona të Vllaznisë të shkruajnë historinë e të na përfaqësojnë denjësisht në Europë. Urime Vllaznia. Urime vajza!”, shkruan Duka.

 

RonaTyra

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu