Arrestohet Emiliano Nina, kushëriri i Ervis Martinaj

0
Gjigandi

Emiljano Nina është shoqëruara dhe po merret në pyetje pas arrestimit ditën e djeshme  në Tiranë.

Burime kanë konfirmuar se Nina ka qenë në kërkim për një vepër e cila ende nuk është bërë me dije.

Emiljano Nina është kapur në Tiranë bashkë me një tjetër person por që ky i fundit ka rezultuar i pastër dhe ishte gjithashtu shoferi i mjetit që po lëvizte.

Mbetet për tu zbardhur nga organet kompetente arsyeja e kapjes së Ninës. Emiliano Nina, është kushëriri i të shmëkërkuarit të zhdukur pa gjurmë Ervis Martinaj.

Kush është Emiljano Nina

RonaTyra

27-vjeçari është një person me precedentë penalë dhe i njohur për autoritetet vendase. Ai mbahet që nga vrasja e Enton Nikës, ngjarje e ndodhur në Linzë, më 11 nëntor të vitit 2015. gjithçka nisi për para me fajde.

Nina mbërriti në Linzë, pranë lokalit me emrin ‘Muraga’, i shoqëruar nga kushëriri i tij Ervis Martinaj, Mirsad Kuçan dhe Bujar Hasani Lika (tashmë i ndjerë).

Të katërt kërkonin Ismet Gaxherrin, pronarin e lokal ‘Muragës’, i cili u kishte para borxh. Mes tyre ndërhyri dhe Enton Nika e në momentin që Nina qëlloi me armë zjarri e vrau 30-vjeçarin e plagosi Gaxherrin. Dosja u mbyll dhe Nina u dënua, por problemet s’i la mënjanë.

Në vitin 2018, i riu që në atë kohë ishte 23 vjeç tronditi pushuesit në Dhërmi pasi qëlloi me armë zjarri në një klub natën. Ai qëlloi katër herë, por nuk la të lënduar. E gjithë ngjarja, sipas bluve në atë kohë, ndodhi pas një sherri mes Emilianos dhe një tjetër personi, për konflikte të hershme mes tyre.

Emiliano (Nina) Tasho është gjithashtu i përfshirë edhe në vjedhje. Më datë 30.09.2015 dhe më datë 12.03.2014, Nina marrë pjesë në dy vjedhje me armë zjarri. Njëra ishte grabitje në një supermarket.

NJOFTIMI I POLICISË NË VITIN 2015 PËR VRASJEN E ENTON NIKAJ, I PËRFSHIRË EDHE EMILJANO NINA

Më datë 12.11.2015, filloi procedimi penal dhe punohet për kapjen e shtetasve Ervis Mustafa Martinaj, Emiljano Vasil Nina, Mirsad Rexhep Kuçanaj, ish efektiv policie dhe Bujar Shefqet Hasani, të datëlindjes 06.10.1982, 15.06.1995, 23.06.1987 e 11.07.1983, banues në Tiranë, me arsim të mesëm, sepse më datë 11.11.2015, ora 14.10, në Linzë, te lokali “Muraga” pronë e shtetasit Ismet Gaxherri, në ambientet e parkingut, pas një konflikti e në bashkëpunim, kanë vrarë me armë zjarri shtetasin Enton Ilir Nikaj, i datëlindjes 15.05.1985, banues në Tiranë, i dënuar më parë për vrasje me paramendim për hakmarrje, si dhe është plagosur me mjete të forta shtetasi Ismet Muhamet Gaxheri, i datëlindjes 21.06.1986, banues në Qesarak, me arsim të lartë. Autorët janë larguar me mjetin tip “Benz”, me targë AA 725 MD, p ? ronë e shtetasit Emiljano Nina. Në vendngjarje u gjet dhe bllokua me cilësinë e provës materiale një gëzhojë model 54. Nenet 78, 25 e 278/5 të K.P. Nr. Unik TRDP 152154. 

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu