Ndërtesa prej “ari”/ 3.5 mln euro jep ministria e Mbrojtjes për ndërtim hangari

0
Gjigandi

Ministria e Mbrojtjes me në krye Niko Peleshin kanë çelur ditën e sotme një tender 3.5 milionë Euro për ndërtimin e një hangari për helikopterë, në Bazën Ajrore Farkë.

Ajo që bije sy është shifra teje e fryrë për ndërtimin e një ndërtesë.

Sakaq, dorëzimi i ofertave mbyllet në fund të muajit dhe në maj pritet që të shpallet fituesi për të nisur ndërtimin e hangarit prej ari.

Ministria e Mbrojtjes synon që të ndërtojë një hangar të ri për strehimin e helikopterëve UH60 “Black Hawk” që mbërrijnë këtë shtator nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Këto helikopterë do të strehohen në bazën ajrore të Farkës.

Pyetjet që lindin janë:

RonaTyra

A është bërë studimi i tregut në vend që kanë arritur në këto shifra?
Cilat shifra janë marr për bazë nga INSTAT?
Shtimi në forcën ajrore të Shqipërisë edhe me dy Black Hawk, helikopterët kryesorë të përdorur në ushtrinë amerikane u bë i ditur pak kohë më parë nga ministri i Mbrojtjes Niko Peleshi.

“Këtë vit shpresojmë që do të fillojmë ndërtimin e flotës ajrore te helikopterëve “Black Hawk”. Dy të parët tashmë të kontraktuar, të paguar dhe pritet vetëm lëvrimi, do të vijnë këtë vit, në vjeshtën e këtij viti. Ndërkohë që kemi nisur kërkesat edhe për 4 të tjerë” tha Peleshi në Janar./Abc24

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu