Arrestimi i ish-zyrtarit të FBI që fshehu dhe takimin me Ramën/ Alibeaj: Akuzat kërkojnë urgjentisht transparencë dhe hetim të thelluar

0
Gjigandi

Deputeti demokrat Enkelejd Alibeaj ka reaguar pas arrestimit të ish-zyrtarit të lartë të FBI, Charles McGonigal për përfshirjen në transaksione të paligjshme financiare me një oligark rus dhe fshehjes së takimit të tij me kryeministrin Edi Rama, duke kërkuar transparencë.

Përmes një postimi në rrjetin social ‘Facebook’, Alibeaj shkruan se takimi i ish-zyrtarit të FBI me kryeministrin Rama në vitin 2017 duke hetuar dhe të kërkohet transparencë nga autoritetet.

“Akuzat e Departamentit Amerikan të Drejtësisë ndaj ish zyrtarit të lartë të FBI McGonigal për përfshirjen në transaksione të paligjshme financiare me një oligark rus ku bën pjesë udhëtimi i tij në Shqipëri dhe takimi me Edi Ramën në vitin 2017 kërkojnë urgjentisht transparencë dhe hetim të thelluar. Retorika boshe për konsumin e politikës së ditës nuk e zbardh këtë çështje tepër të rëndësishme për marrdhënien e Shqipërisë me SHBA. Zbardhja sa më parë dhe transparenca e plotë është ajo që ndihmon jo vetëm për informimin e saktë të publikut por dhe për ruajtjen e marrdhënies së shëndetshme me partnerin tonë strategjik.” – shkruan Alibeaj.

Media prestigjioze CNN ka postuar një artikull mbi ngjarjen, ku përmendet edhe fakti që McGonigal ka fshehur të dhëna në lidhje me një pagesë prej qindra mijëra eurosh të marra nga një ish-punonjësi i Inteligjencës shqiptare, çka përbën edhe akuzën e dytë me të cilën përballet ish-zyrtari.

McGonigal po përballet me akuza në Nju Jork për shkelje të sanksioneve të SHBA-së, komplot dhe akuza për pastrim parash për bashkëpunimin në vitin 2021 me Oleg Deripaska, një oligark rus, i cili u sanksionua për ndërhyrje në zgjedhjet presidenciale të SHBA-së në vitin 2016.

RonaTyra

Prokurorët pretendojnë se në një takim, McGonigal i kërkoi Kryeministrit të Shqipërisë që të jetë “i kujdesshëm në lidhje me dhënien e licencave për shpimin në fushat e naftës në vend për kompanitë ruse”. Ish-punonjësi i Inteligjencës shqiptare që i pagoi 225 mijë dollarë kishte interes financiar në vendimin e qeverisë për kontratat.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu