Analisti Arjan Curri komentoi mbrëmjen e sotme rritjen e çmimeve të produkteve ushqimore së fundmi në vendin tonë.
Duke marrë shkas nga kjo situatë në vend, Curri citoi një proverbë të lashtë në “Zonë e lirë” duke thënë se “njeriu bëhet ujk kur ka uri”. Ndërsa zv.ministri i Financave Besart Kadia tha se nuk duhet të lejojmë as ta mendojmë këtë pjesë.
Curri: Njeriu për njeriu është ujk dhe bëhet ujk ku ka uri. Kjo është një proverb e lashtë. Njeriu kur nuk ka të hajë bëhet agresiv për të afërmin e tij, për fqinjin e tij. P.sh në Ukrainë kemi lindjen e kësaj gjendjeje. Nëse gjerat nuk regullohen, njeriu bëhet ujk në gjendje urie.
Kadia: Ne nuk duhet ta lejojmë as ta mendojmë këtë pjesë