Reperi Don Xhoni vetëm pak më parë konfirmoi ndarjen nga modelja ruse, Ariana Lirey.
Ai tha se ka një respekt të madh për të, por që gjithçka ka një fund dhe se do të ruajë kujtime të mira me të.
Megjithatë, artisti shqiptar krejt në fund iu drejtua modeles që të mos bëj drama dhe që të mos viktimizohet në Instagram.
Ariana Liray (Foto: Instagram)
Pas këtij postimi, menjëherë u bë një reagim nga Lirey e cila tha se e dinë që të dy se përse është bërë ky postim i tij.
“Faleminderit për postimin prekës, por e dimë të dy se përse e keni shkruar. Ti je mësuar që të jesh i admiruar nga të gjithë, andaj qëndro me këtë”, ka thënë ajo.
Don Xhoni (Foto: Screenshot/Instagram)
“Ti bën muzikë të mirë, por do të hiqet maska e djalit të mirë. Faleminderit për gjithçka dhe lamtumirë”, vazhdoi më tej Ariana.
Të njëjtit duhet theksuar se kanë qenë së bashku për disa muaj radhazi.
/abc24.al/