Apple ka çaktivizuar shërbimin që tregon trafikun në kohë reale në Apple Maps.
Po ashtu, ka kufizuar Apple Pay e shërbimet e tjera në Rusi. RT News dhe Sputnik News nuk janë më të disponueshme për shkarkim nga “dyqani” i aplikacioneve jashtë Rusisë.
Kompania gjithashtu ka ndaluar të gjitha eksportet në vend dhe ka ndaluar të gjitha shitjet e produkteve.
Banka ruse VTB ka deklaruar se aplikacioni i saj në celular së shpejti mund të mos funksionojë plotësisht në pajisjet që përdorin sistemet operative iOS të Apple.