Anija më e madhe në botë mund të shitet për skrap!

0
Gjigandi

Anija më e madhe e lundrimit në botë “Global Dream II”, me kapacitet 9,000 pasagjerë dhe që ka kushtuar 1.2 miliardë paund, do të bllokohet përpara se të nisë lundrimin e parë.

Anija e quajtur “Global Dream II” ishte pothuajse në përfundim kur kompania falimentoi në fillim të vitit.

Që atëherë, asnjë blerës nuk është gjetur dhe tani është vendosur të shitet për skrap. “Global Dream II”, e cila është 342 metra e gjatë, përfshin një kinema dhe një park ujor në natyrë si dhe do të kishte kapacitetin më të madh të pasagjerëve nga çdo anije turistike në botë.

Anija më e madhe për sa i përket madhësisë është “Wonder of the Seas”, me një gjatësi marramendëse 362 metra, me një kapacitet pasagjerësh prej 6,988 personash. Pavarësisht shpenzimeve të mëdha për ndërtimin, anija ‘Global Dream II’ po ruhet në një kantier detar gjerman në Wismar. Rikujtojmë, se kompania ”Van Geest Design” ka dizajnuar konceptin e ri të anijes, së inspiruar nga shtëpitë e kohës së Romës së dikurshme.

Fjala është për anijen Domus, që sipas gjuhës latine do të thotë “shtëpi”. Dizajnerët zgjodhën kohën e Romës së lashtë, por edhe për shkak të dizajnit antik të njohur për luksin që e ofronin ato shtëpi në atë kohë. Koncepti Domus është zhvilluar në partneritet me kompaninë irlandeze ‘Rob Doyle Desing’. Anija është 40 metra e gjatë dhe ofron hapësirë të mjaftueshme në dy kate.

RonaTyra

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu