Angelina Jolie akuzon Brad Pitt: Më sulmoi mua dhe fëmijët në avion

0
Gjigandi

Angelina Jolie ka paraqitur disa dokumente në gjyq, duke akuzuar ish-bashkëshortin Brad Pitt, se e kishte sulmuar atë dhe fëmijët e tyre gjatë një fluturimi me avion privat, duke bërë që ajo t’i kërkojë divorcin.

Në padinë e ngritur ndaj aktorit, thuhet se Pitt në gjendje të dehur ka sulmuar Jolie së bashku me fëmijët gjatë një udhëtimi me avin privat në vitin 2016.

Mes të tjerash në padi thuhet se aktori hollivudian iu hodhi alkol atyre gjatë fluturimit nga Franca për në Los Anxhelos. Ndërkohë Pitt i ka mohuar akuzat e ngritura ndaj tij. Incidenti u hetua nga FBI në vitin 2016 dhe autoritetet vendosën të mos ngrinin akuza.

Por detaje të reja u pretenduan në dosjen e së martës në Los Angeles nga ekipi ligjor i aktores Jolie.

Pitt argumenton se ai dhe ish-gruaja e tij kishin rënë dakord të mos i shesin aksionet e tyre në vend pa lejen e tjetrit.

RonaTyra

Ndërsa Jolie e kundërshton këtë dhe fajëson Pitt për përfundimin e negociatave për blerjen e aksioneve të saj të pronës.

Në padinë e ngritur së fundmi thuhet se aktori ka qenë abuzues ndaj saj dhe gjashtë fëmijëve të tyre, të moshës 8 deri në 15 vjeç, në kohën e udhëtimit.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu