Media ka raportuar dje se si një pacienti i është shtyrë operimi në Klinikën e Neurokirurgjisë, për shkak se anesteziologu nuk e ka kryer punën e tij.
Lidhur me këtë rast, drejtori i Shërbimit Spitalor, Klinik, Universitar të Kosovës, Valbon Krasniqi ka thënë se qysh nesër do ta shqyrtojë këtë rast.
“Do ta shqyrtojë këtë rast. Do të shoh se a është paraqitur ankesë zyrtare pranë komisionit dhe me shkrim qysh nesër mund të ju përgjigjemi se si ka ndodhur rasti”
, tha Krasniqi në “Frontal”.
Ai theksoi se nuk ka të drejtë asnjë punëtorë shëndetësor që të mos e kryej punën e vet.
“Nuk ka të drejtë askush as anesteziologët që janë në numër shumë të vogël, nuk e ka të drejtën asnjë mjek e aq më tepër një anesteziolog që të mos e kryejë një punë të caktuar”,
tha më tutje ai.
Krasniqi i ka inkurajuar të gjithë qytetarët që të bëjnë ankesa në rast se nuk i marrin siç duhet shërbimet shëndetësore.
“Secili punëtor në QKUK duhet të përmbush kontratën e vet të punës. në çdo rast ku vërehet shmangie e detyrave nga kushdo qoftë atëherë ne marrim masa. Unë i inkurajojë edhe këtë rast, edhe raste e tjera që të paraqesin ankesë. Është komisioni i ankesave dhe ju sigurojë që në afatin më të shkurtë do të marrin përgjigje për atë që ka ndodhur”,
deklaroi ai.