Analiza e fituesit tre herë të ‘Pulitzer’: Pse Hamasi sulmoi tani?

0
Gjigandi

Në ditën e 10-të të luftës, tensionet mes Izraelit dhe Palestinës sa vijnë e rriten po ashtu edhe numri i viktimave dhe të plagosurve. Ngjarja ka sjellë një sërë reagimesh, nga figura vendase dhe ndërkombëtare.

Në një analizë të situatës mes dy vendeve,  Thomas Friedman, kolumnist, 3 herë fitues i çmimit Pulitzer shprehet se asgjë që ka ndodhur më parë midis izraelitëve dhe palestinezëve nuk krahasohet ose justifikon aktet masive të terrorizmit, vrasje, përdhunime, tortura dhe marrje pengjesh civilësh që Hamasi kreu fundjavën e kaluar.

Sipas tij,  Izraeli ka të drejtë, si çdo komb, të hakmerret siç bënë, në të vërtetë, Shtetet e Bashkuara pas 11 shtatorit. Ai shprehet se,  humbjet e Izraelit, në raport me popullsinë e tij shumë më të vogël, janë shumë më të mëdha.

Ajo që Izraeli nuk duhet të bëjë është të humbasë simpatinë e botës duke vrarë pa dallim në Gaza. Kjo është një sfidë, me siguri, sepse Hamasi përdor të gjithë Gazën, në fakt, si mburoja njerëzore. Sa më shumë vuajnë njerëzit e tyre, aq më shumë Hamasi supozon se loja e tij e gjatë po fiton.

Friedman, i ka parë të gjitha në Lindjen e Mesme dhe është marrë me këto histori për gati 50 vjet. Këtë herë nuk ishte i pranishëm në rajon kur filloi “tërbimi” i Hamasit në sulmin e së shtunës së kaluar dhe kur milicët sipas tij, “mblodhën burra, gra dhe fëmijë dhe i qëlluan duke i parë në sy”. Një gjë të ngjashme, thotë ai në telefon nga San Francisko: “E kisha parë vetëm në vitin 1982 në Sabra dhe Shatila, kur milicitë e krishtera masakruan qindra refugjatë palestinezë, gra, fëmijë dhe të moshuar. Viktima e parë që pashë ishte një plak me mjekër të bardhë me një vrimë plumbi në tëmth”.

RonaTyra

Intervista e plotë me New York Times: 

Ndjenja mbizotëruese në Izrael është se Hamasi duhet të shkatërrohet si forcë ushtarake dhe Gaza të çmilitarizohet. Kjo do të thotë vetëm një gjë për ushtrinë izraelite: të hyjë brenda, të përfshihet në një betejë të përgjakshme dhe ndoshta të pushtojë Gazën. Ju sugjeroni që nuk duhet ta bëjë këtë, pikërisht sepse kjo është ajo që dëshiron Hamasi?

“Po, këtë duan Hamasi dhe Irani, vendi që i sponsorizon ata. Rregulli “numër 1” për ta është që Izraeli të mbetet në Bregun Perëndimor dhe tani ndoshta edhe në Gazën Veriore, në mënyrë që forcat e tij të shihen përgjithmonë si “të tepërta”, duke çuar në një tension të vazhdueshëm midis izraelitëve dhe palestinezëve. Kjo do ta bëjë të pamundur për vendet arabe që të normalizojnë marrëdhëniet me shtetin hebre”.

Por a ka ndonjë alternativë për të hequr dorë nga hyrja në Gaza?

“Sinqerisht nuk e di. Thjesht po them se është një gjë të hysh në Gaza dhe të shpërbësh Hamasin, objektiva sigurisht brenda mundësive të ushtrisë izraelite, por me kosto të lartë sa u përket viktimave civile. Dhe është një tjetër gjë se cila do të jetë struktura e pushtetit që e zëvendëson atë. Ka vetëm një gjë më të keqe se Hamasi që kontrollon Gazën dhe ajo është që askush të mos kontrollojë Gazën ose që Izraeli të kontrollojë Gazën. Ka nga ata që propozojnë që sauditët, Emiratet, një forcë paqeruajtëse arabe ta bëjë këtë. Por në cilin planet jetojnë këta? A mendojnë vërtet se Izraeli do t’ia besonte Gazën një force saudite apo ndër-arabe? Kjo është arsyeja pse unë u them izraelitëve, para se të hyni në të, më tregoni planin. Përndryshe, kini kujdes: Mos hyni në Gaza para se të keni një ide të qartë dhe të saktë se si do të dilni.”

Është e qartë, siç tha ish-i dërguari i SHBA në Lindjen e Mesme, Dennis Ross, se “Hamasi nuk mund të jetë një partner për paqen”. Por kush mund të jetë?

“Përsëri, nuk e di. Kontrolli i Hamasit mbi Gazën është një problem i madh. Nuk ka zgjidhje të dukshme, përveçse të jetosh me skenarin më pak të keq të mundshëm”.

Dhe cili do të ishte?

“Siguro kufijtë, në mënyrë që Hamasi të mos mund të përsërisë më atë që bëri të shtunën dhe mbi të gjitha që të mos marrë më furnizime ushtarake. Por a e kuptoni se ata ishin në gjendje të ndërtonin një arsenal të tërë raketash pa e kuptuar këtë aparati i sigurisë së Izraelit?”

Si mund ta ndihmojnë Shtetet e Bashkuara dhe vendet perëndimore Izraelin, përtej qëndrimit dhe mbështetjes së tij, duke mbrojtur të drejtën e tij për të mbrojtur veten?

“Kjo ishte humbja më e madhe e jetës hebreje në një ditë të vetme që nga Holokausti. Dhe ne duhet të sigurojmë që Izraeli të ketë të gjitha mjetet ushtarake të nevojshme për të mbrojtur veten. Por ne duhet të ndihmojmë gjithashtu Izraelin të bëjë pyetjet e duhura. Për shembull: Çfarë dëshiron armiku im më i keq që unë të bëj dhe si mund të bëj të kundërtën? Hamasi dhe Irani duan që Izraeli të hyjë në Gaza dhe të ngadalësojë negociatat për normalizimin e marrëdhënieve me Riadin, një marrëveshje në të cilën Izraeli duhet të përfshihet dhe të bëjë lëshime reale ndaj Autoritetit Palestinez në Bregun Perëndimor.

Por Autoriteti Palestinez është një fantazmë, nuk ka ndikim…

“Jo për këtë Autoritet Palestinez padyshim… Janë të korruptuar dhe të udhëhequr nga një zotëri mbi 80 vjeç, i cili nuk ka fituar zgjedhjet për 20 vjet, por për një Autoritet Palestinez të reformuar. Është i vetmi plan afatgjatë që ka mundësi të funksionojë. Ne kemi nevojë për izraelitët më të mirë që qeverisin Izraelin dhe palestinezët më të mirë që qeverisin zonën e tyre. Për fat të keq po përjetojmë më të keqen nga të dyja palët”.

A mendon se edhe Netanyahu nuk e ka të gjatë siç ndodhi me Golda Meir pas “Yom Kippur”?

“Shpresoj që kur të përfundojë kjo krizë, do të ketë zgjedhje dhe izraelitët do ta heqin atë përgjithmonë, përgjithmonë dhe përgjithmonë. Nëse një ditë ata do të ngrenë një komision hetimor, Netanyahu dhe Yariv Levin, Ministri i Drejtësisë, do të duhet të japin llogari dhe nëse do të ishte në dorën time nuk do të kishte nevojë për askënd tjetër. Ata e mashtruan Izraelin para sulmit”.

Të shumtë janë ata që thonë se zgjidhja me dy shtete, e parashikuar nga marrëveshjet e Oslos, ka marrë fund. A jeni dakord?

“Dikush të më thotë një zgjidhje më të mirë. Unë nuk e kam parë ende. Nëse këta popuj nuk mund të jetojnë pranë njëri-tjetrit në dy shtete, si mund të pritet që ta bëjnë këtë vetëm në një shtet?”. 

 

j.l./ ABC24.AL

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu