Ambasadori britanik: Kjo javë është e rëndësishme për Kosovën

0
Gjigandi

Ambasadori britanik në Kosovë, Nicholas Abbott ka thënë se kjo javë është e rëndësishme për Kosovën. Ai shtoi se është i arritshëm një hap drejt normalizimit të marrëdhënieve dhe njohjes reciproke Kosovë-Serbisë.

“Kjo javë është e rëndësishme për Kosovën. Është i arritshëm një hap i vërtetë drejt normalizimit të marrëdhënieve dhe njohjes reciproke ndërmjet Kosovës dhe Serbisë”, shkruan Abott.
Në një postim në Facebook, Abbott ka shkruar se marrëveshja do të sjellë disa përfitime praktike dhe disa politike, dhe se është optimist për këtë marrëveshje.
“Kjo marrëveshje do të sjellë disa përfitime praktike dhe disa politike. Qeveria dëshiron të arrijë një plan kohor realist të zbatimit dhe mirëpres që disa parti opozitare po ofrojnë mbështetje të dobishme” – ka shkruar Ambasadori britanik në Kosovë, Nicholas Abbott.
RonaTyra

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu